Sonte mund të shijoni spektaklin e Hënës Blu

  • 31 July 2015 - 12:34
Sonte mund të shijoni spektaklin e Hënës Blu

Astrologët dhe astronomët janë të entuaziamuar: sot është Hëna Blu.

Në fakt të entuziazmuar janë edhe qytetarët e thjeshtë që mund të shijojnë këtë spektakël të pazakontë.

Hera e fundit që ndodhi Hëna Blu, ishte viti 2012.

Në atë kohë ish- kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, tha se kjo provokoi përmbytjet në Lezhë.

Mos mendoni se Hëna do bëhet blu, edhe pse diçka e tillë ndodh kur në atmosferë ka shpërthime vullkanike apo zjarre të mëdha, transmeton mapo.

Ky është një moment i rrallë kur një Hënë e plotë e dytë shfaqet gjatë një muaji kalendarik.