E pabesueshme / Shikoni se si emigrantët tentojnë të kalojnë në Angli (Foto)

  • 31 July 2015 - 12:53
E pabesueshme / Shikoni se si emigrantët tentojnë të kalojnë në Angli (Foto)

Të kapur pas tavanit të një kamioni, ndërsa ai drejtohej për në Londër ditën e sotme, këto dy burra janë pjesë e një tjetër vale emigrantësh që kaluan natën e 4-t të kaosit në Calais.

Refugjatët u fshehën nga policia në tavanin e një kamioni të madh ndërsa kaloi përmes tunelit  me shpejtësi 100 milje në orë.

Në Francë, policia me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës luftuan një betejë të humbur ndërsa qindra emigrantë të dëshpëruar e tejkaluan policinë teksa përpiqeshin të ngjiteshin në trena e kamionë që drejtoheshin për në Mbretërinë e Bashkuar.

Pamje të tjera rrënqethëse tregojnë trazirat e krijuara në Francë, nga njëra anë janë emigrantët që duan me çdo kusht të shkojnë në Angli për një jetë më të mirë, ndërsa nga krahu tjetër është policia e cila nuk po i bën dot ballë numrit të madh të refugjatëve.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron premtoi se kësaj situate do t’i jepet fund në fund të verës.

2AFB4D0800000578-3180929-image-a-10_1438324476388 2AFB4CC400000578-3180929-image-m-9_1438324441601

2AFA4A5900000578-3180063-image-a-8_1438297186133 2AFA725A00000578-3180063-image-a-20_1438297215103 2AFA71AD00000578-3180063-image-a-19_1438297212201 2AFA20B900000578-3180063-image-a-17_1438290169278 2AFBA0EC00000578-3180929-image-a-32_1438326178998