Srpska parimisht s’e kundërshton Ushtrinë e Kosovës

  • 31 July 2015 - 14:55
Srpska parimisht s’e kundërshton Ushtrinë e Kosovës

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka thënë se Lista Serbe një herë për një herë është kundër themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Sipas tij për këtë çështje ata duhet të ulen me partnerët e koalicionit dhe t`i sqarojnë gjërat.

Në pyetjen e se a janë serbët kategorikisht kundër themelimit të ushtrisë së Kosovës, Jevtiq ka thënë se parimisht nuk e kundërshtojnë atë, njofton Klan K.

Këto komente ministri për Komunitet dhe Kthim i bëri gjatë qëndrimit në komunën e Kamenicës së bashku me kryeministrin Isa Mustafa.