Policia vazhdon të apelojë për mospërdorim të armëve të zjarrit

  • 31 July 2015 - 15:01
Policia vazhdon të apelojë për mospërdorim të armëve të zjarrit

Policia e Kosovës (PK) ashtu siç e ka paralajmëruar vazhdon implementimin e "urdhrit operativ për sezonën verore 2015", ku një ndër objektivat e veçanta ka parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit, duke përfshirë parandalimin e përdorimit të tyre në ceremoni festive, ahengje e dasma.

Lidhur me këtë, PK-ja njofton se ka marrë masa shtesë me shtimin e prezencës policore dhe reagimin e menjëhershëm në të gjitha rastet ku ka informacione për përdorim të armëve të zjarrit.

“Përdorimi i armëve të zjarrit është veprimtari e kundërligjshme dhe e rrezikshme për qytetarët, andaj me qëllim të shmangies së  rrezikut "APELOJMË" tek të gjithë qytetarët që të mos përdorin armët në asnjë rrethanë, e as në ceremoni festive, në të kundërtën do të përballen me pasoja ligjore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

(Kosova Sot)