8 vite e 11 muaj burgim për 6 persona në Ferizaj

  • 31 July 2015 - 15:11
8 vite e 11 muaj burgim për 6 persona në Ferizaj

Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Musa Konxheli, të enjten 30.07.2015, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurve Sh.T, A.B, A.B, S.L, L.F, dhe R.Sh, të cilët u shpallën fajtor për veprën penale të kryer në bashkëkryerje blerja posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të republikës së Kosovës, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje, kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit nga neni 278 paragrafi 1 të KPRK-së si dhe veprës penale mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së dhe për këtë u gjykuan me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite e 11 (njëmbëdhjetë) muaj dhe dënim me gjobë në vlerë prej 2.400 euro si dhe konfiskohet vetura Golf II pronë e A.B. si dhe të gjitha substancat narkotike”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themekore në Ferizaj.

I pandehuri Sh. T u shpallë fajtor dhe u gjykua me 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj burg, sepse në bashkëkryerje më 09.12.2014 në Ferizaj, ka poseduar me qëllim të shitjes, substancë narkotike të llojit marihuanë, me çka ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisi nga neni 278 par 1 të KPRK-së,

I pandehuri L.F u shpall fajtor dhe iu shqiptua dënim burgimi në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj, për shkak veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisi nga neni 278 par 1 të KPRK-së,

I pandehuri R.Sh, u shpall fajtor dhe iu shqiptua dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë muajve), për shkak të veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KPRK-së.
I pandehuri A.B, u shpall fajtor dhe iu shqiptua dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë muajve), për shkak të veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KPRK-së.
I pandehuri A.B, u shpall fajtor dhe iu shqiptua dënim burgimi në kohëzgjatje prej 8 (gjashtë muajve), për shkak të veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KPRK-së.
I pandehuri S.L është shpallur fajtor dhe dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 muaj për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KPRK-së.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.