Ndotja e ajrit sonte në Prishtinë cilësohet e rrezikshme

  • 07 December 2017 - 19:54
Ndotja e ajrit sonte në Prishtinë cilësohet e rrezikshme

Problemi i ajrit të ndotur po vazhdon të jetë aktual edhe këtë sezonë dimri në Prishtinë.

Posa ka filluar sezona e dimrit, ajri në Prishtinë ka filluar të ndotet dhe kuotat e ndotjes janë të larta.

Sonte, sipas matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, koeficienti i ndotjes ka arritur në 335.

Ky koeficient cilësohet si shumë i rrezikshëm për shëndetin e banorëve.

Image

 

(Kosova Sot)