Beqiri: Projektbuxheti, dëshmi e varësisë nga importi

  • 07 December 2017 - 20:08
Beqiri: Projektbuxheti, dëshmi e varësisë nga importi

Analisti i ekonomisë, Lulzim Beqiri tha për "Kosova Sot", se Republika e Kosovës ende po vazhdon që të jetë e varur nga importet e vendeve fqinje, sidomos nga Republika e Serbisë. Një vend që është i varur nga importi nuk i garanton qytetarët e vet se do të ketë sukses në zhvillimin e vendit, pra Kosova ka kapacitete të larta për të mbështetur prodhimin vendor, por politika e ka ngulfatur prodhuesin vendor, ngase shumica e politikanëve janë edhe biznesmenë, çka edhe kanë interesa që ta sabotojnë sa më shumë prodhimin vendor", u shpreh ai. "Edhe Projektbuxheti i propozuar nga Qeveria tregon më së miri se Kosova është e varur nga Dogana dhe ATK-ja, gjë që në vendet e zhvilluara një praktik e tillë nuk është. Vendet e zhvilluara nuk kanë buxhetin e përgjithshëm, e kanë vetëm 2 ose 3 për qind nga Dogana, ndërsa ne e kemi pothuajse 90 për qind nga Dogana e ATK-ja, pra jo drejtim i duhur i zhvillimit ekonomik", theksoi Beqiri. Sipas tij, ky buxhet i propozuar nuk garanton zhvillim ekonomik, shkon kryesisht në infrastrukturë rrugore, paga dhe mëditje, por pa një plan konkret të mbështetjes së sektorit privat dhe ndërmarrjeve prodhuese. "Edhe subvencionet e dhëna për bujqësi deri më tani nuk janë ndarë si duhet, duke u keqpërdorën skajshmërisht, thjesht kjo politikë ekonomike nuk i duhet Kosovës", ka thënë ai.

(Kosova Sot)