I duhet që të marrë 100 tableta në ditë , ndryshe rrezikon jetën

  • 07 December 2017 - 20:17
I duhet që të marrë 100 tableta në ditë , ndryshe rrezikon jetën

Një ish-mësuese është e detyruar që ta bartë një maskë sa herë që del nga shtëpia, meqë nëse infektohet me bakteret që gjenden gjithandej, ajo mund të vdesë. Hannah Evans, 27 vjeçe, merr deri në 100 tableta në ditë, me qëllim të trajtimit të tri çrregullimeve të rralla, por të rënda, të cilat faktikisht e lënë pa sistem imun.

Ka filluar që ta vendosë maskën rreth gjashtë muaj më pare

 Njëri prej çrregullimeve - i quajtur çrregullimi i aktivizimit të mastociteve (MCAD) - ndikon që ajo të jetë aq e brishtë, sa që nëse ajo ekspozohet ndaj dikujt që teshtin, mund ta humbë jetën. Ajo ka edhe sindromën EhlersDanlos, si dhe sindromën e takikardisë posturale. Sëmundjet në fjalë kanë ndikuar që asaj t'i paraqiten edhe vështirësi të tjera, si pneumonia, e cila më pas i kaloi në sepsë, e cila mund të shkaktojë edhe vdekjen. Hannah tani bart një maskë personale, të cilën e vë sa herë që del nga shtëpia. Ajo tregon se ka filluar që ta vendosë maskën rreth gjashtë muaj më parë.

Sa për kuriozitet, çdo ditë ajo merr deri në 16 injeksione intravenoze

Sëmundja tjetër e saj, sindroma Ehlers-Danlos, shkatërron indin lidhor dhe mund të shkaktojë dhembje të mëdha. Dhe, sëmundja e tretë e saj, takikardia posturale, bën që zemra e saj të rrahë më shpejt sa herë që ajo e ndërron pozitën e trupit (psh kur shtrihet, ngritët, apo ulet). Sa për kuriozitet, çdo ditë ajo merr deri në 16 injeksione intravenoze dhe rreth 16 lloje të ndryshme të ilaçeve kundër dhembjeve. Hannah tani shpreson ta kalojë dimrin pa pasur nevojë që të shtrihet në spital. Ajo shton: 'Çdo vjet, qyshkur isha vajzë e vogël, pranohesha në spital. Shpresoj që ky të jetë një vit i ndryshëm, më i mirë.

(Kosova Sot)