Mbytet një 14-vjeçar në lumin Buna, kërkohet kufoma

  • 31 July 2015 - 16:35
Mbytet një 14-vjeçar në lumin Buna, kërkohet kufoma

Një fëmijë 14 vjeç ka humbur jetën në lumin e Bunës. Ngjarja u shënua këtë mesditë në qytetin e Shkodrës.

14-vjeçari mësohet se u mbyt teksa po notonte në lumin e Bunës. Polumbarët janë vënë në kërkim të trupit të pajetë të të miturit, trasnemton Shekulli

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.