Gruevski nuk merzitet për policët e vrarë në Kumanovë

  • 31 July 2015 - 16:58
Gruevski nuk merzitet për policët e vrarë në Kumanovë

Opinioni dhe ekspertët janë të mendimit se kryeministri Gruevski, ish ministrja e Brendshme Jankullovska duhet të japin përgjegjësi politike se ata i kanë dhënë urdhër policisë që të intervenojnë në Kumanovë së bashku me ish shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov.

Analistët thonë se është e patolerueshme që për një ditë të vriten 8 policë të njësiteve speciale dhe mbi 30 të plagosen, prej të cilëve disa do të mbeten invalidë të përjetshëm dhe asnjë fjalë mos të përmendet në komunikatën e MPB-së, raporton Zhurnal

Policët e njësitit special për intervenim të shpejtë u vranë në rrethana të pasqaruara sepse nuk kishin informacione se çfarë armatimi posedon grupi i armatosur andaj edhe përjetuan humbje të mëdha.

Për rastin në Kumanovë dhe vrasjen e policëve habit fakti se MPB dhe kryeministri Gruevski nuk dëshironë të flet, por menjë her pas përleshjes së armatosur qeveria dha kompensim material në vlerë prej 70.000 eurosh për secilën nga familjet e policëve që humbën jetën në përleshjen e armatosur në Kumanovë.