Nxehet Zafa: Enver Hasani alias "Mangupi"

  • 31 July 2015 - 17:01
Nxehet Zafa: Enver Hasani alias

Deputeti nga radhët e NISMA për Kosovë, Zafir Berisha ka reaguar ndaj aktakuzës që është ngritur ndaj ish-rektorit të UP-së dhe ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në 'Facebook', Berisha nuk i kursen fjalët më të rënda ndaj Hasanit të cilin e quan 'hajdut ordiner'.

Lexoni postimin e plotë të Berishës:

“Ngritet aktakuzë kundër Enver Hasanit alias ,,Mangupi,,

Merrne me mendë kush e ka udhëheq Gjykatën Kushtetuse të Kosvës, një hajdutë ordiner i cili për dallim nga hajdutet e rëndomtë ky ka titull prof, Dr asc etj etj etj.

Kur un fola për ,,magupin,, para një një kohe ne Kuvendë u qun pesh për me gjetë në se ne cilin fjalor gjendet kjo fjalë, pat të tillë që me nguti than se kjo fjalë nuk gjendet në asnjë fjalor, por dikush qe pat koh me bollëk pas një ore i demantoj dhe tha se gjendet ne fjalorin e 1986.

Tash kur e shohim se qfar ka bë Enver Mangupi merrne me mendë cka kan bë tjerët që kan qen dhe jan më afer thesarit... Ama populli e ka një fjalë ,, krejt paguhen ne ket dynja,, kështu që hajdutët tjer mos mendojn se ka me ju shku gjeth kungulli mbi ujë. 

(Kosova Sot)