15 grante biznesesh për gratë në Kosovë

  • 31 July 2015 - 17:08
15 grante biznesesh për gratë në Kosovë

Unioni i Bizneseve Kosovare-Gjermane me seli në Keln të Gjermanisë, në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Gratë në Biznes” dhe Odën Ekonomike Gjermane në Kosovë do të jenë përkrahësit e 15 bizneseve të reja në Kosovë, të cilat do të hapen nga gratë.

Ceremonia e ndarjes së granteve do të bëhet të hënën në selinë e Kooperativës Bujqësore të grave në Krushë të Madhe.

Ky është projekti i tretë i Unionit të Bizneseve Kosovare-Gjermane në përkrahje të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.

UBKGJ vitin e kaluar ka ndarë 34 bursa vajza studente në Universitetet Publike të Kosovës dhe është duke zbatuar projektin për punësimin e 10 mijë qytetarëve të Kosovës në Gjermani.