Aeroplani i Indisë kthehet nga rruga për shkak të minjve në kabinë

  • 31 July 2015 - 17:18
Aeroplani i Indisë kthehet nga rruga për shkak të minjve në kabinë

Aeroplani i kompanisë indiane “Air India ” është kthyer dje prapa në Nju Delhi pasi që stafi pandehte se kishte parë minj në kabinën e pilotit.

“Prania e brejtësve nuk është konfirmuar , por aeroplani është kthyer për siguri të udhëtarëve “, ka thënë për AFP një përfaqësues i kompanisë indiane.

Minjtë në aeroplan përbëjnë rrezik serioz pasi që mund të kafshojnë kabllot dhe të dëmtojnë pajisjet.