Xhihadisti Jon është gjallë dhe fshihet në Siri

  • 31 July 2015 - 18:20
Xhihadisti Jon është gjallë dhe fshihet në Siri

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se sipas të dhënave më të reja ekstremisti i njohur si xhihadisti Jon është gjallë dhe fshihet në Raka, vend që e kontrollon ISIS në Siri, shkruan CNN.

Zyrtarët kanë refuzuar të tregojnë se nga cili shërbim informativ kanë ardhur deri te ky përfundim.

Siq thotë CNN, kjo deklaratë është posaçërisht e rëndësishme për administratën e Obamës pavarësisht se kanë kaluar muja që kur xhihadisti Jon shihet në disa videoxhirime të ISIS-it.

Më herët është publikuar se Mohamed Emvazi i njohur si Xhihadisti Jon gjendet në arrati dhe se ka frikë nga krerët e ISIS-it.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë mendojnë se kjo është e inskenuar.

“Është e mundshme që ai është dërguar në një detyrë tjetër në mënyrë që ta mbajnë më larg nga publiku”, thonë ata.

Emri i vërtetë i Xhihadistit Jon është Mohamed Emvazi, i lindur në Kuvajt dhe në vitin 1994 është shpërngulur në Londër.

CNN thotë se Emvazi është prioriteti më i rëndësishëm i koalicionit pasi që ai ka vrarë pengje nga Amerika, Japonia dhe vende tjera.