Rezoluta e AAK-së, shembë çdo gjë që është arritur në Bruksel, thotë Gjuriq

  • 31 July 2015 - 18:32
Rezoluta e AAK-së, shembë çdo gjë që është arritur në Bruksel, thotë Gjuriq

Pas propozimit të rezolutës për gjenocidin në Kosovë në luftën e viteve ‘99 të kryesueses së grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi po vijnë edhe reagimet.

Kreu i Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, ka thënë se amandamentimi i i një rezolute për gjenocid në Kosovë do të ishte i dëmshëm dhe do të ndikonte në mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Gjuriq në një emision televiziv ka thënë se propozimi i partisë së Ramush Haradinajt do të shembte çdo gjë që është arritur deri më tash në Bruksel.

“Në rast të kalimit të kësaj rezolute nuk mund të flasim me Prishtinën më. Do të jetë e pamundur që dialogu të zhvillohet normalisht, dhe gjithçka është arritur në negociatat e Brukselit do të jetë e pakuptimtë”, ka thënë Gjuriq,  transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Beogradi pas “këtij sulmi ndaj Serbisë dhe popullit serb”, do ta rikonsiderojë se çfarë të bëj më pas.