E deklarojnë të vdekur 92-vjeçaren, por ajo ishte gjallë

  • 31 July 2015 - 18:47
E deklarojnë të vdekur 92-vjeçaren, por ajo ishte gjallë

Një grua 92 vjeçe u deklarua e vdekur në Emmen të Gjermanisë dhe u transportua në morgun e qytetit.

Por në fakt ajo ishte e gjallë dhe mund të përfytyroni edhe vetë makthin kur u zgjua në një qese plastike në morg.

Kur punonjësit e agjensisë funerale shkuan ta merrnin ajo u zgjua duke ulëritur.

Mjeku Birgit Juergens, 53 vjeç, që e shpalli të vdekur po hetohet për neglizhencë dhe rrezikon burg ose një gjobë të majme.

Por e pabesueshmja ndodhi dy ditë pas ngjarjes, transmeton mapo.

Plaka 92-vjeçare u godit nga një infarkt dhe ndërroi jetë.

Këtë radhë në mënyrë përfundimtare.