Pesë në pranga për falsifikim, mes tyre edhe 'Del Piero' shqiptar

  • 31 July 2015 - 18:53
Pesë në pranga për falsifikim, mes tyre edhe 'Del Piero' shqiptar

Tre persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë, pasi dyshohen për falsifikim të dokumenteve të ndryshme, si pasaporta, vula, karta identiteti, etj., në sasi të konsiderueshme.

Arrestimi u krye pas disa hetimeve disa mujore duke finalizuar edhe operacionin e koduar “Del Piero”, vënë sipas emrit të njërit prej të arrestuarve. Tre të arrestuarit janë Pjerin Brahimaj (Del Piero), Keldi Beshim dhe Jupiter Brahimi, për veprën penale të “trafikimit të personave” nëpërmjet dokumenteve të falsifikuar nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hetimi ka nisur në tetor të vitit 2014, në bazë të informacionit të referuar nga ana e Policisë së Shtetit mbi ekzistencën e një grupi që vepronte në Tiranë në fushën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshëm, transmeton Shekulli.

Në hetimin që po kryente Prokuroria e Tiranës, para disa muajsh janë arrestuar dy persona, pjesëtarë të këtij grupi të dyshuar falsifikatorësh, konkretisht shtetasit Franc Borova dhe Flamur Dema. Po ashtu, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës po vijonte hetimin,u procedua me arrestimin në flagrancë të Haki Tarjas.