Nuk guxon të hajë asgjë, sepse sëmuret menjëherë

  • 31 July 2015 - 20:00
Nuk guxon të hajë asgjë, sepse sëmuret menjëherë

I riu që është alergjik në të gjitha ushqimet

Ai madje nganjëherë pëson edhe shok anafilaktik 

Alex Visker, 19-vjeçar, është alergjik në proteinat që gjenden në ushqime dhe mjafton një kafshatë për t'i shkaktuar dhimbje të tmerrshme në stomak, lodhje, dhimbje të kokës turbullim masiv

Një adoleshent nga Juta, që është alergjik në të gjitha ushqimet, duhet të mbështetet në tubin për ushqim përgjatë gjithë jetës së tij, pas një kohe të gjatë të kaluar i sëmurë në adoleshencë. 

Nuk guxon as të shijojë diçka

Alex Visker, 19-vjeçar, që së fundmi ka diplomuar në Shkollën e Mesme 'Lehi', është alergjik në proteinat që gjenden në ushqime dhe mjafton një kafshatë për t'i shkaktuar dhimbje të tmerrshme në stomak, lodhje, dhimbje të kokës turbullim masiv. Ai madje nganjëherë pëson edhe shok anafilaktik. "Unë nuk guxoj as të vendos diçka në gojë për t'i provuar shijen", ka thënë ai për 'People'. "Kjo gjë është më të vërtetë e vështirë, pasi që mua më kujtohet se çfarë shije kanë ushqimet. Dukja e ushqimit sikurse edhe aroma e tij, që më pëlqen shumë, më shtyn që ta kërkoj konsumimin e tij, mirëpo nuk dua të ndihem keq". Alex-i, që nuk ka qenë në gjendje të konsumojë ushqim që katër vjet, kishte filluar të sëmurej pasi kishte konsumuar ushqimet familjare si fëmijë. Nëna e adoleshentit, Jodie, 45- vjeçare, ka thënë që i biri i saj i tretë, nga katër djemtë që i ka, vazhdimisht ka pasur përzierje në stomak si dhe dhimbje të tmerrshme të muskujve gjatë kohës kur është rritur. Alex-i gjithmonë është ankuar nga konvulsioni në stomak dhe kur kishte filluar mësimet në klasën e pestë, prindërit e tij kishin filluar që në mënyrë aktive të kërkonin diagnozë për sëmundjen misterioze të birit të tyre. Megjithatë, ata kishin marrë përgjigje të ndryshme në lidhje me diagnozën, deri në momentin kur ishin takuar me dermatologun Dr. Gerald Gleich, i cili ka thënë që Alex-i ka qenë duke vdekur urie në momentin kur ishin takuar për herë të parë. 

Mbështetje në gypin ushqyes

Përkundër faktit që sëmundja e tij është e rrallë dhe nuk mund t'i vihet një emër, Dr. Gleich po i ndihmon atij që t'i parandalojë simptomat, nëpërmjet trajtimeve të ndryshme të alergjisë. Pas fillimit të trajtimeve, Alex-i, që vazhdon të mbështetet në gypin ushqyes, që i ndihmon trupit të tij të pajiset me lëndët e nevojshme ushqyese, ai tashmë ka filluar të ndjehet më mirë. Ndonëse i ka humbur më shumë se 300 ditë mësimi gjatë shkollës së mesme, ai ka arritur që edukimin e mesëm ta përfundojë me një mesatare prej 3.6 nga 4. "Vazhdimisht ndjehem i uritur dhe në nevojë për ushqim, mirëpo e di që nuk ia vlen", ka thënë Alex-i. "Nuk ia vlen që ta sakrifikoj jetën për ushqim. Ndjehem më fat që jam gjallë". Fuqia dhe optimizmi i tij kanë bërë që prindërit dhe të afërmit të mundohen të mbledhin fonde për djaloshin nëpërmjet ueb-faqes 'GoFundMe', ku është vënë caku prej 25.000 eurosh, para të cilat do të përdoren për trajtimin e tij, që nuk mbulohet nga sigurimi shëndetësor.  

(KOSOVA SOT)