Ministri serb e ‘prenë’ flamurin e Kosovës, e ekspozon atë të Serbisë (Foto)

  • 31 July 2015 - 20:33
Ministri serb e ‘prenë’ flamurin e Kosovës, e ekspozon atë të Serbisë (Foto)

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq sot bashkë me kryeministri Isa Mustafa dhe disa ministra nga Qeveria e Kosovës kanë vizituar Ranillugun dhe Kamenicën ku kanë biseduar me kryetarët e këtyre komunave, Gradimir Mikiq dhe Begzad Sinani mbi funksionimin e vetëqeverisjes lokale, kushtet e jetës, problemet më të mëdha dhe hapat për të zgjidhur problemet.

Por ajo çfarë bie në sy në komunikatën e dërguar nga Ministria që e udhëheqë Jevtiqi është “prerja” e fotografive aty ku duken simbolet e shtetit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Fotografia e dërguar nga zyra e Jevtiqit

Ndërsa në njerën nga fotografitë e dërguara nga zyra për media e kësaj ministrie, janë kujdesur që të duket simbolikisht flamuri i Serbisë që është i vendosur në zyrën e kryetarit të Ranillugut.

Takimi me kryetarin e Kamenicës. Fotografia e dërguar nga zyra e Jevtiqit, ku është hequr flamuri i Kosovës

Pra, skandaleve të njëpashnjëshëm të Jevtiqit me njohjen e shtetit të Kosovës i shtohet edhe ky. Të kujtojmë se ditë më parë ky ministër ka deklaruar se Kosovës nuk ka çka i duhet ushtria, pasi që këtu është KFOR-i. 

Fotografia e dërguar nga zyra e kryeministrit ku shihet flamuri i Kosovës në takim me kryetarin e Kamenicës