Vrasja e vëllait të ish-deputetit të PS-së, Çako takim me strukturat e policisë në Lezhë

  • 11 December 2017 - 19:10
Vrasja e vëllait të ish-deputetit të PS-së, Çako takim me strukturat e policisë në Lezhë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ndodhet në Lezhë, ku po zhvillon një takim me strukturat e policisë vendore të këtij qyteti.

Takimi Çakos me strukturat vendor të Lezhës, vjen vetëm dy ditë pas vrasjes së Aleksandër Ndokës, vëllai i ish-deputetit të PS-së Arben Ndokës.

Edhe pse deri tani ende nuk ka një pistë për ekzekutimin e Ndokës para shtëpisë në Lezhë, policia po punon dhe mësohet se po hetohen të gjitha pistat e mundshme që çuan në vrasjen e tij. 

(Kosova Sot)