Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do ta vizitojë Serbinë

  • 11 December 2017 - 20:07
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do ta vizitojë Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka pranuar sot një letër përmes së cilës i është konfirmuar se Presidenti i Francës, Emmanul Macron do ta vizitojë shtetin serb.

Në këtë letër, siç raportohet në mediat serbe, thuhet se Macron ka theksuar marrëdhëniet e mira në mes të dyja vendeve që janë të bazuara në miqësi dhe lidhje afatgjate.

Më tej thuhet se marrëdhëniet Francë-Serbi janë shënuar prej ‘vllazërisë’ së armëve  prej Luftës së Dytë Botërore, që kanë forcuar miqësinë e tyre.

(Kosova Sot)