“Tregu i homologimit, një prej monopoleve më të pastra”

  • 11 December 2017 - 21:44
“Tregu i homologimit, një prej monopoleve më të pastra”

Valon Prestreshi, kryetar i Autoritet Kosovar të Konkurrencës, në emisionin “Puls”  ka folur për tregun e homologimit të automjeteve.

Ai ka thënë se ky treg është një prej monopoleve më të pastra të konstatuara.

“Kompania ‘EURO LAB SHPK’ mban pozitë monopol me 100% të tregut natyror të lejuar nga shteti, dhe nuk ka asnjë kompani tjetër që merret me homologimin e automjeteve. Këtë çështje jemi duke e trajtuar si çështje dhe lëndë të veçantë. Edhe nga Bashkimi Evropian kemi marrë rekomandime se duhet të punohet në këtë çështje të shohim ku janë shkeljet ligjore. Jemi ende në hetim të lëndës”, tha ai.

(Kosova Sot)