Edhe Babadimri qan nga dhembja

  • 11 December 2017 - 22:09
Edhe Babadimri qan nga dhembja

VIZITA DYVJEÇARIT BUZË VDEKJES

Të gjithë ishin angazhuar që një fëmije të vogël, buzë vdekjes, t'ia ofronin edhe një herë mundësinë e qëndrimit në prehrin e Babadimrit

Familja e një fëmije dyvjeçar, buzë vdekjes, u ndie pak më mirë pasi Babadimri u ngut që të ishte pranë fëmijës, në qendrën e të sëmurëve pa shërim, me qëllim që djali i gjorë ta kishte rastin të ulej edhe një herë në prehrin e tij

Fëmija ishte adaptuar 

Miles Agnew, 2 vjeç, ka lindur me mikrocefali dhe vuan nga paraliza spastike cerebrale, nga çrregullimi i shikimit, epilepsia, ka deformime të trurit dhe çrregullime në të ushqyer. Ky vogëlush ishte adoptuar nga familja Agnew kur ai kishte vetëm tre muaj dhe ai ka nj motër dhe një vëlla më të madh. Ka muaj që Miles gjendet në qendrën e përkujdesjes për pacientët pa shërim, por gjendja e tij u përkeqë- sua dukshëm gjatë javës së fundit. Më 5 dhjetor Babadimri kishte shkuar në këtë qendër, afër Sallt Llejk Sitit, Juta, për ta marrë vogëlushin në prehrin e tij. Kjo vizitë ishte ndihmuar nga projekti "Secret Sleigh", i cili ua ofron fëmijëve të varfër dhe atyre buzë vdekjes, mundësinë që ta takojnë Babadimrin në shtëpi. Vullnetarët e këtij projekti besojnë se çdo fëmijë meriton që ta përjetojë magjinë e Kërshëndellave, qoftë edhe në rastet kur nuk mund të dalin nga shtëpia. 

E preku vizita 

Por, Babadimri Jerry Bodily pranon se vizita te djali Miles, e kishte prekur shumë. Ai nuk mundi t'i mbante lotët, derisa fotografohej me vogëlushin. E ëma e djalit, Michelle Agnew, thotë se janë duke u përpjekur që të krijojnë sa më shumë momente të paharrueshme për vogëlushin, meqë e dinë se vdekja e tij nuk është e largët. Ajo vlerëson shumë lart vizitën e Babadimrit. 

(Kosova Sot)