Shqiptari kapet me drogë në Itali, hidhet nga dritarja për tu arratisur, por thyen këmbën

  • 11 December 2017 - 22:24
Shqiptari kapet me drogë në Itali, hidhet nga dritarja për tu arratisur, por thyen këmbën

Në kuadër të një operacioni anti-drogë, policia italiane në Vicenza ka arrestuar një shqiptar dhe 2 tunizianë.

Policia kreu kontroll në një banesë të marrë me qira në katin e dytë të një pallati, ku gjeti duke përgatitur hashashin shqiptarin bashkë me 2 tunizianë.

Sapo ka parë policinë, shqiptari Gjergji Kokoshari 38 vjeç është hedhur nga dritarja ne tentativë për t’u larguar, por ka thyer këmbën.

Policia ka arritur t’i vendosë prangat atij bashkë me dy bashkëpunëtorëve. Policia sekuestroi 3.3 kilogram marihuanë e cila kap një vlerë prej 20 mijë eurosh në treg si dhe 17 gram hashash

(Kosova Sot)