Limaj: Kadri Veseli mund të shkojë në shpi, i ka shkelë të gjitha procedurat (Video)

  • 31 July 2015 - 21:47
Limaj: Kadri Veseli mund të shkojë në shpi, i ka shkelë të gjitha procedurat (Video)

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se po kthehet në riprocedim në Kuvend dhe akterët që e kanë bërë këtë duhet të marrin përgjegjësinë.

Ai tha se Kosova me këtë veprim ka hapë kutinë e Pandorës.

Limaj ka theksuar se Kryesia e Kuvendit ka marrë një vendim duke e shkel ligjin e cila sipas tij do t’i bëjë dëm vendit.

Ai ka theksua se me logjiken normale me veprimet e këtyre njerëzve ata duhet t’i japin dorëheqje, ngase kanë shkel procedurat.

Limaj po ashtu ka thënë se Kosova ka demokraci të brishtë dhe si e tillë kjo demokraci demantohet lehtë, duke shtuar se ka një vit që është marrë Kosova vetëm me Gjykatën Speciale si dhe plot 5 vjet me bisedimet me Serbinë.

Limaj ka thënë se të gjithë e dinë se çka po i bëhet Kosovës me këto veprime, duke theksuar se nëse Specialja të hënën votohet pikërisht atë ditë kanë me u hape problemet e mëdha që kanë me pritë Kosovën.

Limaj ka mohuar se opozita ka një skenar për ta bllokuar Kuvendin duke shtuar se ato lajme që kanë qarkulluar janë të pavërteta.

Këto komente Limaj i ka bërë në emisionin Rrokum Rroll në Televizionin Rrokum