Kthehet mbrapsht avioni me 200 pasagjerë pasi në të u shfaq një…mi

  • 31 July 2015 - 21:55
Kthehet mbrapsht avioni me 200 pasagjerë pasi në të u shfaq një…mi

Një mi i parë në bordin e një avioni të kompanisë “Air India” i drejtuar për në Milano të Italisë, krijoi panik dje mes pasagjerëve të cilët u detyruan të kthehen mbrapsht bashkë me mjetin në New Delhi.

Lajmi raportohet sot nga “The Times of India”, ku thuhet se incidenti ndodhi disa orë pas ngritjes në fluturimin e linjës AI-123 nga aeroporti ndërkombëtar i kryeqytetit të Indisë.

Në bordin e avionit ndodheshin rreth 200 pasagjerë.