Një i vdekur dhe mbi 60 të plagosur nga shpërthimi në Austri

  • 12 December 2017 - 12:59
Një i vdekur dhe mbi 60 të plagosur nga shpërthimi në Austri

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Austri, ku raportohet të paktën për 1 të vdekur dhe disa të plagosur. 

Mjekë e zjarrfikës arritën shpejt në vendin e ngjarjes. Shpërthimi mësohet të këtë ndodhur në një gazsjellës, në Baumgarten në lindje të Vjenës Lindore .

Një person është vrarë dhe disa janë plagosur në një shpërthim në shpërndarësin kryesor të gazsjellësit të Austrisë, njoftoi policia austriake, transmeton media online.

Policia, ambulanca dhe helikopterët e shpëtimit thuhet se janë rrethuar zonën. Disa media raportojnë për rreth 60 të plagosur.

”Skuadrat janë aktualisht në kërkim të të mbijetuarve në rrënojat, dhe vendasit janë paralajmëruar të qëndrojnë larg zonës.”

“Shmangni zonën dhe ndiqni udhëzimet e forcave.”

Shpërthim ndodhi në orën 8:45 sipas kohës lokale duke u pasuar nga një zjarr i fuqishëm.

(Kosova Sot)