Mbërrin në Shqipëri ministri italian i Drejtësisë, ja çfarë shkruan për takimin me Ramën

  • 12 December 2017 - 13:08
Mbërrin në Shqipëri ministri italian i Drejtësisë, ja çfarë shkruan për takimin me Ramën

Ditën e sotme ka mbërritur për një vizitë në Tiranë ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando.

Si fillim ai është pritur në një takim nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në axhendë parashikohet edhe me homologen shqiptare, Etilda Gjonaj.

 “Ditë takimesh në Tiranë për të intensifikuar marrëdhëniet gjyqësore mes vendeve tona dhe për të mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Takim shumë pozitiv me kryeministrin Rama”, shkruan ai në twitter.

Image

 

(Kosova Sot)