Burjani: Institucionet e këtij shteti shkelës të lirive dhe të drejtave të njeriut

  • 12 December 2017 - 13:17
Burjani:  Institucionet e këtij shteti shkelës të lirive dhe të drejtave të njeriut

Njohësi i të drejtës, Blerim Burjani i tha gazetës "Kosova Sot" se Dita e të Drejtave të Njeriut e organizuar në vendin tonë ishte mjaft e varfër edhe për nga numri i pjesëmarrësve, por edhe për nga pesha e organizimit në ngritje të zërit për liritë dhe të drejtat e njeriut që shkelen çdo ditë. "Konsideroj se sidomos nga shoqëria civile realisht do të duhej të ishte shumë më masiv organizimi dhe më gjithëpërfshirës. Zëri i ngritur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare ishte njëmend vetëm rastësi dhe simbolik si organizim. Kuptohet se në këtë mungesë të zbatimit të ligjit të kësaj fushe, as vetë Avokati i Popullit s'ka mundur të zgjidhet gati një vit nga institucionet e këtij shteti shkelës të lirive dhe të drejtave të njeriut , derisa u arrit marrëveshja politike për të votuar në Kuvend", theksoi Burjani për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)