‘Përmbytja’, rikthehen 2 familjet e fundit në Fier

  • 12 December 2017 - 20:49
‘Përmbytja’, rikthehen 2 familjet e fundit në Fier

Dy familjet e fundit që kishin mbetur në konviktin e shkollës bujqësore në Fier tashmë janë kthyer pranë banesave të tyre.

Familja Kalja nga fshati Shën Pjetër është në banesën e tyre, por ata vijojnë të jenë të rrethuar nga uji. I vetmi komunikim me pjesën tjetër të fshatit është me anë të varkave.

Pak ditë më para Report Tv ishte në konviktin e shkollës bujqësore në Fier ku ishin të strehuar dy familje, pasi shtëpitë e tyre vazhdonin të  kishin prezencë uji. Ditën e hënë familja Kalaja është rikthyer sërish në shtëpi në fshatin Shënpjetër, por banesa e tyre, por serish banesa e kësaj familje është rrethuar me ujë.

E vetmja mënyrë komunikimi që familja kalaja mund të bëjë me pjesën tjetër të zonës është me anë të një varke. Ne sot ishim në afërsi të shtëpisë së familjes Kalaja, pasi varka që shërbente si mjet transporti ishte me defekt, për këtë fakt nuk arritëm të shkonim deri tek shtëpia.

Megjithatë kryefamiljari Harrilla Kalaja na shprehu vështirësitë që po hasin edhe pas përmbytjeve.

“E rëndë është situata, ju e shikoni vet që uji nuk ka ikur akoma, tani është e mira që të marrim një mbështetje. Kjo është vuajtje për ne, çfarë të bëjmë nuk flasim dot,”shpjegon Harilla Kalasë.

Ndërkohë që edhe grupet e komisioneve të verifikimit sot kanë qenë në shtëpinë e Harilla Kalasë në Shën Pjetër dhe kanë marrë të dhënat sa i përket kushteve të cilat jeton kjo familje pas përmbytjeve.

Megjithatë shtëpia e kësaj familje është thuajse e rrënuar, pasi kohë e ka bërë të vetën, duke qenë se kjo banesë është e ndërtuar para shumë vitesh.

(Kosova Sot)