Themeluesi i VV'së: Molliqaj maksimum do të ishte asamblist në Deçan, kurse Dërguti asambliste në Vushtrri

  • 12 December 2017 - 20:58
Themeluesi i VV'së: Molliqaj maksimum do të ishte asamblist në Deçan, kurse Dërguti asambliste në Vushtrri

Njëri prej ish-themeluesve të Lëvizjes Vetëvendosje, Shkëlzen Gashi, ka folur për përçarjen e Lëvizjes Vetëvendosje, e ekspozuar ditë më parë nga një skandal i brendshëm në parti.

Gashi ka thënë se shumica dërrmuese e njerëzve që i ka përreth ish-kryetari i VV'së, Albin Kurti, janë të korruptuar.

"Faji është te ky, vetë ka pasur dëshirë t'i ketë kështu", është shprehur Gashi.

Meqë "janë mediokër, të korruptuar dhe të korruptueshëm", Kurti mund t'i kontrollojë ata më lehtë, ka vlerësuar Gashi.

“Në rrethana normale, kjo zonja që e ka quajtur ashtu siç e ka quajtur Albinin, askush s’do ta njihte", ka thënë Gashi, duke iu referuar Aida Dërgutit, që e ka quajtur "mut" Kurtin.

"Kjo do të ishte vetëm një asamblistë në Vushtrri maksimum", është shprehur ai.

"Ai tjetri, ai sekretari organizativ, do të ishte maksimum asamblist në Deçan”, ka thënë Gashi, duke iu referuar Dardan Molliqajt.

(Kosova Sot)