Kosova i bën bisht dekriminalizimit

  • 01 August 2015 - 07:25
Kosova i bën bisht dekriminalizimit

Politika dhe institucionet e inkriminuara 

Nënshtrimi ndaj krimit zbeh aspiratat evropiane të kosovarëve 

"Mungesa për luftimin e krimit të Qeverisë së Kosovës, dhe shumicës së elitës politike në përgjithësi, është arsyeja kryesore që i mban të izoluar qytetarët e Kosovës ndaj zonës Schengen dhe procesit të integrimeve evropiane. Me këtë logjikë, elitat e korruptuara ua kanë uzurpuar të ardhmen qytetarëve të këtij vendi, dhe vetë Kosovës, meqë imazhi i Kosovës është seriozisht i dëmtuar ndërkombëtarisht", thotë eksperti nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Fisnik Korenica Fisnik Korenica

Pushtetarët në vendin tonë nuk shprehin kurrfarë gatishmërie që të dekriminalizojnë jetën politike, institucionale dhe publike, nga zyrtarët dhe politikanët e përfshirë në aktivitete kriminale. Dekriminalizimi i skenës politike në Kosovë, edhe pse shihet si nevojë e domosdoshme, po mbetet akoma peng i mungesës së vullnetit politik, për hartimin e një ligji të veçantë, sikur që ka paralajmëruar se do të veprojë shteti shqiptar. Ekspertët e sundimit të ligjit dhe analistët politikë, por edhe përfaqësues të partive politike, konsiderojnë se ka ardhur koha që edhe shteti i Kosovës të marrë një model të ngjashëm të dekriminalizimit të skenës politike, sikur e kanë bërë vendet e tjera fqinjë, sepse vetëm kështu do të pastrohet vendi nga bandat e politikës, duke u larguar nga institucionet dhe politika të gjithë të dyshuarit dhe të inkriminuarit me vepra penale. Gazeta i është drejtuar fillimisht Qeverisë së Kosovës, për të marrë një përgjigje nga zëdhënësi i saj, nëse ekzekutivi aktual ka në plan ta bëjë një ligj të tillë, për dekriminalizimin e politikës, por nuk ka pasur përgjigje. Përfaqësues të disa subjekteve, analistët politikë dhe ekspertët e fushës së sundimit të ligjit konsiderojnë se derisa ka një mungesë vullneti dhe heshtje të tillë të institucioneve të shtetit në raport me pastrimin e politikës nga bandat e kriminalizuara, edhe rruga e Kosovë për në BE-ja do të vazhdon të kushtëzohet me sfida të reja... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)