Rafuna akuzohet si “mashë” e SHIK-ut

  • 01 August 2015 - 07:36
Rafuna akuzohet si “mashë” e SHIK-ut

Doganat e kapura të Republikës së Kosovës

Ministria e Financave vazhdon të heshtë shkeljet dhe abuzimet 

"Rafuna, duke u shërbyer kompanive të SHIK-ut, ka arritur të bëjë shkelje të tilla ligjore, saqë e ka vënë buzë procedurave hetimore gjyqësore edhe rrethin e ngushtë, të ashtuquajturin grupi "Co". Për shkak të zbatimit të urdhrave të nëntokës, të njëjtit gjenden në listat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për hetime për vepra penale, për shkak të zhvatjes së biznesit. Të tjerët presin me padurim përmbylljen e pushimeve vjetore të qeveritarëve tanë, në mënyrë që të zgjohen nga gjumi e të kthjellen dhe ta shohin Rafunën me syrin që e pret populli", thuhet në denoncimin e radhës dërguar mediave

Doganat e Kosovës kanë zgjedhur të kërcënojnë mediat, në vend që të japin përgjegjësi për keqpërdorimet që kanë ndodhur dhe po ndodhin në atë institucion. Në vijimësi pranë redaksisë së gazetës 'Kosova Sot" kanë mbërritur informacione - denoncime që si kryefjalë i kanë keqpërdorimet e kreut të Doganave, Lulëzim Rafuna. Mirëpo, ky i fundit asnjëherë nuk e ka dhënë versionin e tij për çështjet e ngritura. Madje, edhe kur denjon të kthejë përgjigje përmes zëdhënësit, Adriatik Stavileci, nuk jep kundërargumente të bazuara, por veçse i quan akuza ta pavërteta denoncimet e mbërritura në redaksinë e gazetës "Kosova Sot". Pyetja shtrohet se nëse janë të pavërteta përse drejtori i Doganave, Lulëzim Rafuna, ka bërë ndryshime të zyrtarëve në terminalin e doganor të Prishtinës, pas publikimit të këtyre informacioneve? Po ajo çfarë duket më e rëndë është heshtja e Ministrisë së Financave, e cila, edhe pse është informuar, nuk ndërmerr asnjë hap e ndërkaq drejtori Rafuna e ka luksin të kërcënojë dhe të shantazhojë mediat."Gjithmonë është lehtë të ngrihen akuza të pabazuara dhe anonime kundër Doganës së Kosovës nga ana e individëve të caktuar, normalisht për përfitime individuale. Pikërisht lidhur me akuzat dhe shpifjet nga ana e gazetës "Kosovës Sot" kundër Doganës së Kosovës, Dogana ka parashtruar padi për shantazh dhe shpifje në gjykatën përkatëse", është përgjigjur zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, i cili nuk e di se çfarë konfirmimi kërkon, kur vetë policia po pranon se shefi i tij, Lulëzim Rafuna, është nën hetime. I rikujtojmë kreut të Doganave, Lulëzim Rafuna, se mediat e kanë për detyrë që të publikojnë dhe të hedhin dritë mbi çdo dyshim, e nga ana tjetër janë organet hetuese ata që i kanë mekanizmat për t'i verifikuar... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)