Shqiptarja në Zvicër: Si u martova me përdhunuesin

  • 01 August 2015 - 08:36
Shqiptarja në Zvicër: Si u martova me përdhunuesin

Rrëfimi rrëqethës i Luanës ka bërë jehonë të madhe në shtypin zviceran të ditëve të fundit. albinfo.ch ka përkthyer dhe përpunuar një variant më të plotë të këtij rrëfimi.

Një femër nga Kosova, Luana, (emër i ndryshuar) e cila jeton në Zvicër, në dhjetor të vitit 2014 ka treguar para gjykatës zvicerane historinë e saj rrëqethëse. Ajo ka thënë se në vitin 2011 gjersa kishte shkuar për pushime në Kosovë, një kushërire e saj e fut në kurth duke e njoftuar me një djalë të panjohur.

Më pas ai djali, Arsimi (emër i ndryshuar) e dërgon në shtëpinë e një familjares së tij ku edhe e shfrytëzon seksualisht. Luana në atë kohë 20 vjeçare për të mos e prishur nderin e familjes nuk u tregon askujt për ngjarjen që ka ndodh. Por djaloshi nga një vend në jug të Kosovës, e mban gjatë tërë kohës nën kërcenim për vdekje dhe e detyron që në pushimin e tjetër të saj të bëjë kurorëzim dhe pastaj t`ia rregullojë lejen e qëndrimit në Zvicër.

Arsimi shkon në Zvicër, por Luana nuk ka aspak ndjenja për të. Ai vazhdon me kërcënime madje edhe duke e rrahur brutalisht, derisa një ditë herët në mëngjes Luana i drejtohet policisë, e ku me pas rasti ka shkuar edhe në gjykatë. Portali zviceran “Watson.ch” e sjell gjithë rrëfimin që Luana e ka deklaruar gjykatë.

Ferri për Luanën nuk ishte në luftën e Kosovës, por 12 vite me vonë, në vitin 2011, në një ditë të ftohtë vjeshte diku në jug të Kosovës. Ajo në atë kohë ishte 20 vjeçare dhe ishte për vizitë në vendlindjen e saj. Një kushëri i saj e kishte ftuar për të dal një mbrëmje në një kafeteri pa i treguar se po e fut në kurth.

Derisa ishin ulur në tavolinë, papritmas vjen një djalë, Arsim dhe iu bashkohet tavolinës së tyre. Luana nuk e njeh atë. Pas një kohe të shkurtë dëshiron djali i ri të bisedoj vetëm me të. Luana heziton. “Shko more, është normale kjo” i thotë kushërira e saj me të cilin Luana ishte rritur. Para kafiterisë bisedojnë Luana dhe Arsimi me pas e merr atë në veturën e tij. Ata udhëtojnë drejt e në një shtëpi në të cilën nuk jetonte askush. “Kjo është shtëpia e tezes sime. Këtu është qetësi, mos ki frikë, i thotë Arsimi. Luana ka frikë.

Në shtëpi Arsimi dëshiron ta puth Luanën. Ajo nuk do. Luana mbyllet në banjo dhe e lutë atë që ta sjell në shtëpinë e saj. Ai i premton se do ta bëj këtë. Luana kthehet sërish në dhomen e pritjes. Arsimi mbyll derën prapa saj dhe fillon ta zhvesh. Ajo mundohet të mbroj veten. “Unë nuk dua”, bërtet ajo. Arsimi e kap për flokësh, e gjuan në divan, ia shtrinë duart dhe ia lëshon Legginsat e saj te këmbët.

“Tash ti je gruaja ime”, i thotë Arsimi pastaj.

Luana qan me zë.

“Ti nuk guxon me askënd tjetër të martohesh”, i thotë Arsimi.

“Unë dua të shkoj në shtëpi”, i thotë Luana.

“Ne do të jetojmë së bashku në Zvicër”, shprehet ai.

Luana nuk përgjigjet.

“Nëse ti ndokujt i tregon se çfarë ka ndodhur, atëherë harroje familjen tënde”, e kërcënon Arsimi.

Kushërira e Luanës nuk e pyeste asgjë derisa ajo të nesërmen në mëngjes i zbuloi shenjat në trup. Luana gjatë tërë ditës qëndronte e shtrirë në krevat. Nëna e Arsimit i thoshte atij. “Tash je një burrë i vërtetë, pasi që ke një grua”

“Do të bëhet më mirë, kur unë të vij në Zvicër”

Luana udhëton për në Zvicër. Por bota për 20 vjeçaren është bërë e errtë. Ajo mundohet të merr veten përsëri. Mirëpo me humbjen e virgjërisë, ajo e ka humbur lirën e saj, dhe këtë e di Luana. “Në qoftë se një femër ka marrëdhënie me një burrë, ajo duhet të martohet me të. Kështu është tek ne”, deklaron Luana disa vjet më vonë në protokollin e policisë.

Luana është e bindur se asnjë burrë tjetër nuk do të pranojë tash të martohet me të. Babai i saj ndoshta do ta ofendojë kur ai ta kuptojë se ajo me nuk është e virgjër. Kjo për të do të jetë humbje e nderit. Kushërinjtë e saj do të mendojnë se ajo është një lavire.

“Përdhunimi është një shfaqje e forcës e cila shkakton të viktima pa fuqinë për të mbrojtur veten” ka thënë para gjyqit, tri vjet me vonë terapistja e Luanës.

Arsimi i shkruan Luanes çdo ditë përmes mesengjerit

“Ti nuk do të jesh me mua i lumtur. Unë nuk të dua”, i shkruan ajo.

“Më vonë do të bëhet me mirë, kur unë të vij në Zvicër”, i shkruan ai.

“Të lutem, gjeje një grua tjetër e cila të do dhe të bën të lumtur”, i shkruan ajo.

“Ti je gruaja ime. Ti do të më duash mua”, ia kthen ai.

“Si mund të bëj një gjë të tillë, nëse ti do që unë të dua”? e pyet ajo.

“Nëse ti i tregon dikujt, unë do t`i vras vëllezërit e tu”, i shkruan ai.

Vëllezërit e Luanës kishin mbetur në Kosovë, kur ajo në moshën 18 vjeçare së bashku me motrën dhe nënën ishin zhvendosur tek babai i saj në Zvicër. Ajo u mundua të integrohej sa me mirë në shtetin zviceran dhe të mësonte sa me shpejtë gjuhën gjermane. Një zvicerane i ndihmoj asai shume rreth gjuhës, pa pasur asnjë interes. Luana ishte e befasuar. Ato ishin shoqe. Por atë çfarë ka ndodhur nuk mund t`ia tregonte. Askujt në botë nuk mund t`ia thoshte atë histori. Traditat e vjetra shqiptare e kanë rrëmbyer edhe jetën e saj në Zvicër.

Në verën e vitit 2012 Luana nuk di se si të arsyetohet për të mos shkuar bashkë me prindërit e saj në Kosovë. Sapo ajo kishte shkuar në shtëpinë e vëllezërve të saj në Kosovë, aty shkon edhe Arsimi. “Nëse ti nuk del nga shtëpia, unë do të tregoj për të gjitha”, thotë ai. Luana del me të, takohet dhe përsëri fle me dhunuesin.
“Më mirë të vuaj unë se sa të vuajë e gjithë familja ime”, mendon ajo.

Gjatë një të diele të gushtit, Arsimi së bashku me babain e tij, xhaxhain dhe një kushëri shkojnë dhe e marrin Luanën para shtëpisë së saj. Para regjistrit civil ai e kap për krahësh dhe e detyron që ta marrë mbiemrin e tij. Në zyrën e regjistrit civil, zyrtarja e pyet se cilin mbiemër dëshiron ta mbaj. Arsimi e prek me këmbë nën tavolinë. Luana e nënshkruan mbiemrin e ri. Babai i Arsimit e telefonon babin e saj. “Gjithçka u krye”, thotë ai. “Merri certifikatat martesore dhe mi bëj letrat në Zvicër” i thotë Arsimi Luanës.

Mos u mundo të me mashtrosh. Shko puno në ndonjë fabrikë

Pothuajse çdo javë vjehrra e Luanës e pyet atë se a janë ende gati të rregullohen letrat (viza) për djalin e saj. Arsimi i shkruan çdo ditë në Facebook. Luana mundohet të fitojë në kohë. Ajo shpreson që Arsimi do të dashurohet në një femër tjetër derisa t`i dorëzoj formularët pranë autoriteteve të migracionit.

“Pse po zgjat kaq shumë rregullimi i letrave, (vizës)?”, i shkruan Arsimi në mesengjer.

“Më duhet fillimisht të gjej një punë”, i thotë ajo.

“Nëna jote i ka thënë nënës sime se ti punon”, thotë ai.

“Kjo është vetëm një praktikë, nuk është punë e përhershme”, thotë ajo.

“Mos u mundo të më mashtrosh. Shko puno në një fabrikë”, thotë ai.

Praktika e Luanës si ndihmëse mjekësore po i ecë mbarë. Bashkëpunëtorët e saj e pëlqejnë atë, shefja e saj dëshiron që ta punësojë si punëtore të përhershme, me çka pastaj autoritetet e migracionit do të munden t`ia lëshojnë një leje udhëtimi edhe për burrin e saj. Por bota e Luanës po bëhet gjithnjë e me e errët.

Ti dëshiron të me vrasësh, atëherë me vrit

Në dhjetor të vitit 2013 Luana për të dytën herë mbyllet me jetën e saj. “Unë do të vdes” thotë mendja e 22 vjeçares në atë kohë, derisa burri i saj ishte ulur në aeroplanin për të udhëtuar për në Zvicër. Kur ajo kthehet në mbrëmje në shtëpi, dhunuesi i saj ishte zhvendosur aty.

Një javë me vonë, ulen Arsimi dhe Luana në divanin e banesës dhe shikojnë televizion. Arsimi i afrohet. Ai fillon ta përkëdhel dhe ta puth Luanën “ Unë nuk dua”, thotë ajo. Arsimi e mban për duarsh dhe fillon t’ia zhvesh pizhamet. Luana arrin t’ i shpëton dhe shkon në dhomën tjetër duke bërtitur. Arsimi e kap për flokësh, e gjuan në divan…

“Ti nuk do të jetosh shumë gjatë”, i thotë ai, asaj.

Luana punon edhe jashtë orarit vetëm që të mos kthehet në shtëpi. Ajo ndërpret ushqimin, dobësohet në shëndet dhe vetëm tymos cigare. “Unë isha e vdekur në brendësi”, thotë ajo dy vjet me vonë. Ende nuk beson Luana në shpirtin e njeriut.

Arsimi e kishte paramenduar ndryshe jetën në Zvicër. Mësimi i gjuhës gjermane, për të duket i vështirë. Ai nuk mundet të gjejë punë. Gjithë frustrimin, ai ia hedh bashkëshortes së tij. “Do të vras nëse nuk me jep më shumë ndjenja”, i thotë ai asaj.

Shoqja zvicerane, e sheh Luanën se diçka nuk është në rregull me të. Në vitin 2013 ajo ia dhuron shoqes së vet myslimane një libër. Aty Luana lexon për dashuri, për dashurinë ndaj Zotit, ndaj Jezuit. Dhe kjo i jep forcë. Ajo ia tregon Jezuit historinë e saj. “Ishte diçka që më mungonte”, thotë ajo. “Ishte sikur do të vjen sërish një dritë në jetën time”.

Pas grindjes së radhës me Arsimin, Luana e merr arratinë. “Ti do të më vrasësh?Atëherë me vrit”, bërtit ajo. “Por dua që fillimisht të gjitha t`i tregoj”, shkruan “Watson.ch”, përcjell “albinfo.ch”

Ndërkohë marrin vesh edhe prindërit e Luanës dhe në banesën e tyre tashme kjo punë është bërë e madhe. Nga frika e vdekjes ajo që herët në mengjes drejtohet për në polici. Luana futet një tualet dhe mbyllet aty derisa vijnë dhe e marrin policia. Ajo dërgohet menjëherë në shtëpinë strehimore për femra.

“Ajo nuk i ka pastruar veshjet e mia, nuk ka gatuar…”

“Gënjen paditësja?”, e pyet gjyqtari.

“Po”, e përkthen përkthyesi përgjigjen e Arsimit. “Unë kurrë nuk e kam dhunuar atë”.

“Pse thotë ajo kështu”, pyet prapë gjyqtari.

“Ajo dëshiron të ndahet nga unë dhe të dalë e pafajshme para familjes së saj”, thotë Arsimi.

“A dëshironi të divorcoheni?”, pyet gjyqtari.

“Jo, unë e dua atë”, thotë Arsimi.

“Ju vazhdoni ta doni atë, edhe pse ajo ju ka fajësuar dhe ju akuzon se e keni përdhunuar?” e pyet prapë gjyqtari.

“Unë kam lënë gjithçka dhe kam ardhur këtu për shkak te saj” thotë Arsimi, Por sytë e tij shfaqin pakëz nervozitet. “Pra ajo nuk ka pastruar veshjet e mia, nuk ka gatuar…”.

Këto arsyetime të Arsimit Luana nuk i dëgjon më. Pas panikut që kishte, ajo e braktis ndërtesën e gjyqit. Me një shoqe të saj e presin në një kafeteri aty përball avokatin derisa ai vjen dhe e tregon verdiktin e gjyqit. Ajo dridhet. Dera hapet, dhe brenda hynë avokati.

Ai qesh. “Është shpallur fajtor”, thotë ai. Luana shikon e habitur. Ajo bindet duke i shikuar fytyrat e të tjerëve që duan të thonë diçka të mirë. Luana i shtrin duart si duke u lutur dhe dërgon një puthje në drejtim të qiellit. “Faleminderit!”, njofton “albinfo.ch”.

Gjykata zvicerane e dënoi Arsimin për përdhunim të shumëfishtë, detyrim të shumëfishtë dhe kërcënime të shumta. Ai është dënuar me katër vjet dhe një dënim me të holla prej 1,800 franga. Në vendimin e tij, gjyqtari ka ardhur në përfundim se “nuk ka qenë një lojë teatrale” dhe ka vendosur në favor të Luanës. Po ashtu Arsimi duhet të paguaj Luanës 10 mijë franga për shkak të prishjes së nderit të saj dhe shfrytëzimit të kënaqësive të tij. Por Arsimi dhe avokati i tij kanë bërë ankesë kundër këtij vendimi.

Luana tashme e ka kthyer jetën e saj. Ajo jeton një banesë dhe ka përfunduar shkollimin. Në sytë e saj dëshira për të jetuar është rikthyer. Kërcënimet për familjen e saj janë ndërprerë. Në të vërtet sot 24 vjeçarja do të dëshironte të kishte një familje. “Por e kam humbur besimin”, thotë Luana.

Emrat e të apostrofuarve dhe disa detaje të tjera janë ndryshuar për shkak të mbrojtës së privatësisë.