Asgjësohen 700 rrënjë hashashi në Kurbin
Policia e Kurbinit ka asgjësuar 700 rrënjë të dyshuar canabis sattiva në një operacion të ndërmarrë në fshatin Selitë.
Aksioni u ndërmor ditën e premte në zonën e quajtur Shpati i Malit. Bimët ishin mbjellë në dy parcela në një distancë të afërt nga njëra-tjetra, transmeton Tch.
Policia ka asgjësuar me anë të djegies lëndën narkotike dhe po punon për identifikimin dhe vendosjen para drejtësisë së kultivuesve të drogës.