Gjuriq mbledhë sot në Mitrovicë serbët në institucionet e Kosovës

  • 01 August 2015 - 08:58
Gjuriq mbledhë sot në Mitrovicë serbët në institucionet e Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të takohet sot në Mitrovicë të Veriut me kryetarët e komunave dhe përfaqësues institucionesh nga katër komunat në veri të Kosovës (Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut).

Siç thuhet në njoftim të kësaj zyre, në takim do të marrin pjesë edhe ministra të Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Temë kryesore e takimit, pritet të jetë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, për të cilin pala serbe insiston të quhet Bashkësi.