Irinej frikësohet se me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

  • 01 August 2015 - 09:12
Irinej frikësohet se me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Nisma e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO e ka prekur edhe kreun e Kishës Ortodokse serbe, Patriarkun Irinej.

Në një deklaratë për të përditshmen serbe “Vecernje novosti”, Irinej ka thënë se perëndimorët –SHBA dhe EU – po e marrin shenjtërinë e popullit serb, duke aluduar në manastiret ortodoks në Kosovës, transmeton lajmi.net.

Irinej ka shfaqur shqetësimin duke u bazuar në faktin se shumica e monumenteve kishtare, që Serbia pretendon t’i takojnë Kishës Ortodokse serbe, gjenden jashtë shtetit, dhe si rrjedhojë mund t’i merren, siç ka thënë ai, popullit serb.