Familja shqiptare, dëmshpërblim 32 milionë dollarë

  • 01 August 2015 - 11:01
Familja shqiptare, dëmshpërblim 32 milionë dollarë

Familja e Ramadan Kurtajt nga Peja është dëmshpërblyer me një vlerë prej 32 milionë dollarësh, pasi firma u gjet fajtor për vdekjen e kosovarit 

Ramadan Kurtaj, 27 vjeçar vdiq në vendin e tij të punës, në New York të SHBA-ve, në vitin 2008 nga një vinç që i ra në kokë. Pas shtatë vitesh, familja Kurtaj, është dëmshpërblyer me një vlerë prej 32 milionë dollarësh, pasi firma u gjet fajtor për vdekjen e kosovarit.

Vendimin e ka marrë të enjten një juri në Manhattan, e cila e ka gjetur fajtore për neglizhencë kompaninë ku punonte kosovari i ndjerë dhe viktima tjetër, Donald Leo, raporton KTV. Familjes së amerikanit, ndërkaq i kanë takuar 15 milionë dollarë.

Ky ishte shqyrtimi më i gjatë në historinë e Gjykatës Supreme në New York. Gjykata vendosi që kompania e vinçave e James Lomma ishte 61 për qind fajtore për vdekjet e këtyre dy qytetarëve, transmeton albinfo.ch

Ai u lirua nga akuzat kriminale, por tani detyrohet që familjeve të viktimave t’u japë dëmshpërblim për stresin emocional në vlerë totale prej gati 50 milionë dollarësh.

Ramadan Kurtaj, 27 vjeçar nga Peja, dhe Donald Leo 30 vjeçar, vdiqën në maj 2008 kur një vinç u prish në kohën që ata po punonin me të.