S'ka aksion policor në rajonin e Likovës

  • 01 August 2015 - 12:37
S'ka aksion policor në rajonin e Likovës

Alarm i rrejshëm. Gjahtar nga Maqedonia dhe Serbia kane hapur sezonin e gjuetisë në këtë rajon, kanë njoftuar nga MPB-ja.

Kështu që në rajoni e Likovës, respektivisht në afërsi të fshatit Sllupçan dhe Vaksincë nuk ka pasur aksion policor. Të shtënat e dëgjuara kanë qenë nga gjuetarët.

"Janë shumë tendencioze raportimet e mediave të caktuara shqiptare dhe maqedonase, kur bëhet fjalë për Sllupçanin dhe rajonin e Likovës", thotë për gazetën Lajm, Ragmi Demiri, duka shtuar se spekulimet e këtij lloji janë shumë të dëmshme për shqiptarët e rajonit të Likovës dhe Kumanovës, dhe kanë për qëllim njollosjen e shqiptarëve të këtushëm, trasnetmon AlsatM.

Ndryshe, disa media raportuan se "Sot rreth orës 6 e 30 min ka nisur aksioni i MPB për shkatërrimin e një grupi terrorist i cili ka qenë i stacionuar në rajonin e fshatit Sllupçan dhe Vakcincë. Sipas informacioneve, në 7 e 15 min janë dëgjuar disa të shtëna, tash për tash nuk ka informacione për të lënduar ose të burgosur".