U hap panairi artizanal në Malishevë

  • 01 August 2015 - 13:10
U hap panairi artizanal në Malishevë

Krahas mbajtjes së Festivalit Folklorik "Oda e Llapushës", në Malishevë, sot është hapur edhe panairi artizanal, ku po prezantohen punimet e dorës si dhe të ushqimeve tradicionale, me qëllim të ruajtjes së traditës dhe njoftimit të gjeneratave te reja me traditën shqiptare.

Krahas veshjeve popullore dhe punimeve tjera zbukuruese, në këtë panair janë të prezantuara edhe materiale tjera nga druri si "veku", "qilima", veshje tjera tradicionale dhe ushqime tradicionale.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i cili bëri hapjen e panairit, inkurajojë që të punojnë në këtë drejtim dhe që institucioni do të i mbështes edhe në vazhdimësi e  vetëm e vetëm që mos të humbin këto vlera.

"Do të bëjmë përpjekje me e ngjallë këtë zejet, artizanal që mungojnë pak a shumë, tash në këto kohëra dhe konsideroj që gjeneratë pas gjenerate duhet mbështetur këtë lloj pune, për arsyeje se ne gjeneratat e mëhershme edhe jemi rritur me këto veshje, dhe meriton të merremi me ketë, dhe të vazhdojmë e të ngjallim këto vlera" tha Mazreku.

Në këtë panair, veç prezantuesve të punimeve nga vendet e ndryshme të Kosovës, vlen të veçohen edhe mysafirët nga Shqipëria të cilët kontribuanë në këtë panair  me punime të ndryshme. Përndryshe këtë panairi, po e vizitojnë shumë qytetarë, ndërsa më kureshtarëduket të jenë mërgimtarët, të cilët edhe janë blerësit kryesor në këtë panair. (Kosova Sot)