Policia apelon sërish: Mos gjuani me armë në ahengje

  • 01 August 2015 - 13:19
Policia apelon sërish: Mos gjuani me armë në ahengje

Policia e Kosovës,  me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në vend, ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor si dhe me qëllim të parandalimit të përdorimit të armëve të zjarrit, gjatë sezonit veror do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në gjithë territorin e vendit, për të krijuar një ambienti më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët .

Policia e Kosovës njofton se  duke ditur se gjatë sezonit veror ka frekuentim më të shtuar të automjeteve në të gjitha akset rrugore, ka shtuar prezencën e njësiteve të trafikut në rrugë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacionin rrugor, andaj Policia vazhdon të apeloj tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, t'iu përshtaten shpejtësisë së lejuar me shenjat e trafikut, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese ndaj gjithë shkelësve të ligjit.

Ashtu siç është paralajmëruar, vazhdon implementimin i "urdhrit operativ për sezonën verore 2015", ku një ndër objektivat e  veçanta ka parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit, duke përfshirë parandalimin e përdorimit të tyre në ceremoni festive, ahengje e dasma, pasi si pasojë e përdorimit të tyre mund të ketë pasoja dhe viktima në njerëz.

"Përdorimi i armëve të zjarrit është veprimtari e kundërligjshme dhe e rrezikshme për qytetarët, andaj me qëllim të shmangies së  rrezikut "APELOJMË" tek të gjithë qytetarët që të mos përdorin armët në asnjë rrethanë, e as në ceremoni festive, në të kundërtën do të përballen me pasoja ligjore", thuhet në njoftimin e PK-së. (Kosova Sot)