Politikani nga Britania që shkon në punë me autobus

  • 01 August 2015 - 13:36
Politikani nga Britania që shkon në punë me autobus

Këto dy ditë po komentohet shumë online fakti që kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj shkoi në punë ditën e parë me autobus.

Ka nga ata që thonë se kjo është një shfaqje, të tjerë kanë vlerësim për këtë gjest, edhe pse e dinë që nuk do jetë zakon.

Ndërkohë kjo është një foto e Jeremy Corbin, që pretendon të zgjidhet kreu i Laburistëve në Britani.

Ai po kthehet nga puna me autobusin e mbrëmjes në Londër, transmeton Mapo

Corbyn e ka kritikuar vazhdimisht kulturën e shpenzimeve të konservatorëve në Angli.

Ai njihet për shumën më të vogël të shpenzimeve nga një parlamentar.