Pushtetarët u kërkojnë ‘hise’ investitorëve

  • 01 August 2015 - 07:38
Pushtetarët u kërkojnë ‘hise’ investitorëve

Qeverisja e partive të mëdha dështon me investimet e huaja

Mungojnë ofertat, sundon korrupsioni dhe haraçi

"Më banale është se njerëzit që janë në pozita e që duhet t'ua krijojnë kushtet, u nxjerrin probleme duke u kërkuar për vete, duke u kërkuar hise apo investime në paratë e tyre", thotë Haki Shatri 

Ka vite që investimet e jashtme në Kosovë kanë pësuar rënie të ndjeshme, sidomos në periudhën 2013-2014 ato kanë rënë shumë, në 150 milionë euro, që sipas njohësve të ekonomisë është tepër shqetësuese. Por, pse nuk vijnë investitorët apo brendet e njohura në Kosovë? Ndër shumë arsye është se investitorëve po u kërkohet haraç, më pas nuk u bëhen lehtësime në taksa e shumë të tjera të ngjashme. Njohësi i çështjeve ekonomike, Haki Shatri, mendon se puna dhe detyra e Qeverisë dhe institucioneve është që të krijojnë rrethana të favorshme, kushte, siguri, si dhe ligje që e bëjnë atraktiv ambientin tonë për investime. "Është e domosdoshme, e pazëvendësueshme, sepse pa këto nuk mund të ecim përpara. Jam shumë i brengosur që në vendin tonë askush nuk i vë mendjen kësaj pune dhe e kanë ndotur dhe përkeqësuar ambientin biznesor, dhe e kanë vështirësuar ardhjen e investimeve në vendin tonë për arsyeje të praktikave korruptive, presioneve dhe shantazheve të ndryshme, që u bëhen investitorëve potencialë", ka tha ai për "Kosova Sot"... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)