Rasti i Salih Mekaj, në duart e mikut të tij

  • 01 August 2015 - 07:32
Rasti i Salih Mekaj, në duart e mikut të tij

Gjykata e Apelit e anulon vendimin për arrest shtëpiak

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, me shkelje ligjore 

Një ish-gjyqtar i Gjykatës Supreme e ka quajtur tragjedi këtë që po ndodh dhe nuk pret drejtësi në rastin Mekaj, pasi gjyqtari Avdi Dinaj, që ka vendosur për kthimin e rastit në Gjykatën e shkallës së parë, është shok i ngushtë i të pandehurit, Salih Mekaj. Sipas të njëjtit, i gjithë ky skenar po organizohet nga Enver Peci dhe kryegjyqtari i Supremes, Fejzullah Hasani

Gjykata e Apelit ka njoftuar se një kolegj i saj, i përberë nga tre anëtarë të Gjykatës Supreme të Kosovës, Salih Toplica, Svdi Dinaj dhe Roland Brunners, të deleguar me anë të një vendimi nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë: PPR.KR.nr.263/2015, të datës 23.07.2015, sipas të cilit të pandehurve Salih Mekaj dhe Vlora Gorani u është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej një muaji."Kolegji vendosi që çështja t'i kthehet gjykatës së shkallës së parë për rivendosje. Megjithatë, personat në fjalë do të vazhdojnë të mbesin në arrest shtëpiak deri në marrjen e një vendimi të ri. Salih Mekaj po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës se i ka kryer dy vepra penale: "Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penale të Republikës së Kosovës dhe "Ushtrim të ndikimit", nga neni 429 i këtij kodi. Ndërsa e pandehura V. G., për veprën penale "Dhënie e ryshfetit", neni 429 i KPRK-së. Kolegji vlerëson se aktvendimi i shkallës së parë, i kundërshtuar me ankesë, përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nga neni 384, lidhur me nenin 370, paragrafi 7, të Kodit të Procedurës Penale, për faktin se në arsyetimin e tij nuk janë dhënë arsye mbi dyshimin e bazuar, si dhe në lidhje me faktet vendimtare për bazat ligjore, sipas dispozitës së nenit 183 lidhur me nenin 187, të KPK-së", thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)