Ekstradohet nga Berlini në Shqipëri për “dhunim të personit”

  • 01 August 2015 - 14:59
Ekstradohet nga Berlini në Shqipëri për “dhunim të personit”

ZKQ Interpol Tirana ditën e premte ka kryer ekstradimin e një 44-vjeçari nga Berlini drejt vendit tonë.

Policia bën me dije se shtetasi Dritan Brisku, banues në Kuçovë-Berat, është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 2 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “heqje e paligjshme e lirisë së personit”.

“Pas një marrëveshje për transportimin e një sasie të madhe parash britanike (paund), nga Londra për në Tiranë, mes Briskut dhe drejtuesit të mjetit, shtetasit me inicialet E. M., ka patur mosmarrëveshje. E. M., i cili në shkëmbim të shumës prej 6000 euro dhe makinës që do ta kalonte në pronësinë e tij pasi të sillte në destinacion ngarkesën në Tiranë, u akuzua nga Dritan Brisku dhe shokët e tij. Ato dyshonin se E. M., kishte përvetësuar një sasi të madhe valute në paund. Brisku së bashku me të tjerët e kanë dhunuar rëndë atë., në mënyrë që ai të tregojë të vërtetën”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Shekulli.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Winesbaden, më datën 10.06.2015 shtetasi Dritan Brisku, është arrestuar në Gjermani nga autoritetet policore gjermane me qëllim ekstradimi në vendin tonë.