Mbytet një 12-vjeçar në Vlorë

  • 01 August 2015 - 15:01
Mbytet një 12-vjeçar në Vlorë

Një tjetër viktimë është shënuar në bregdetin shqiptar. Bëhet fjalë për një 12-vjeçar, i cili është mbytur pasditen e sotme në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë. Të miturit i është dhënë ndihma e shpejtë , por ai nuk ka mundur të shpëtojë, përcjell Shekulli.

Identiteti i 12-vjeçarit nuk është zbuluar ende, por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.