Ndërmarrjet 20-milionëshe u shitën për 2 milionë

  • 01 August 2015 - 15:27
Ndërmarrjet 20-milionëshe u shitën për 2 milionë

Krasniqi: Drejtësia kosovare duhet të merret seriozisht me procesin

Eksperti i fushës së privatizimit, Xhevdet Krasniqi, është i mendimit se privatizimi i ndërmarrjeve në Kosovë është bërë pa e bërë askush nga ekspertët vlerësimin e vlerës reale të atyre aseteve, të cilat janë shitur symbyllazi

Peja dikur ishte qendër e fortë ekonomike, ishte krah i fortë i ekonomisë kosovare me gjigantët e saj të industrisë metalike, atë të lëkurëkëpucëve, por edhe industrinë e përpunimit të drurit dhe përpunimin e produkteve bujqësore, ku kishte të punësuar me mijëra. Ndërkaq, sot, pas privatizimit të bërë pas lufte, nga të gjitha këto nuk ka ngelur asgjë. Fabrika e pjesëve të automobilave “Ramiz Sadiku“, me mbi dy mijë të punësuar, Kombinati i lëkurëkëpucëve me mbi një mijë e 800 punëtorë, Fabrika e Baterive Industriale me afro 800 të punësuar, ajo e konstruksioneve metalike “Utva”, e biçikletave, kombinati për përpunimin e drurit etj., para luftës dekada me radhë ishin bartëse të zhvillimit ekonomik të Pejës dhe komunave të rajonit, por edhe krah i fortë i ekonomisë kosovare, me mbi 17 mijë të punësuar...(Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)