Haradinaj: LDK-PDK, koalicion për dobinë e kryetarëve

  • 01 August 2015 - 15:24
Haradinaj: LDK-PDK, koalicion për dobinë e kryetarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se koalicioni LDK-PDK është vetëm në dobi të Thaçit dhe Mustafës, por jo në dobinë e qytetarëve. Haradinaj tha se ata nuk janë të interesuar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ngase nuk janë duke udhëhequr në interes të qytetarëve.

Këto komente Haradinaj i bëri në Pejë, ku Këshilli Drejtues i degës së AAK-së ka zgjedhur kryesinë e re të degës.

Kryetari Haradinaj në fjalën e tij ndër të tjerash theksoi se procesi zgjedhor dhe organizimi i degës së Pejës është shembull për funksionimin e partisë dhe në këtë kuadër edhe zgjedhja e Ali Berishës si sekretar organizativ është bërë me qëllim që këtë shembull që e kanë në organizimin e degës ta bartin në gjithë AAK-në”, transmeton kp.

Ai koalicionin e tanishëm LDK-PDK e vlerësoi se është koalicion për dobinë e kryetarëve të këtyre dy partive e jo e qytetarëve. Për ta ilustruar këtë Haradinaj mori shembullin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke theksuar se dyshja Mustafa –Thaçi as që janë të informuar, e as të interesuar për këtë çështje ngase nuk janë duke udhëhequr në interes të qytetarëve.