Familja Klinaku i fal gjakun e djalit familjes Uka

  • 01 August 2015 - 16:44
Familja Klinaku i fal gjakun e djalit familjes Uka

Pas plotë 18 vite të vrasjes së djalit të tyre, sot familja Klinaku nga Bivolaku i Vushtrrisë, i ka falur gjakun familjes Uka nga Bajgora.

Në aktin burrëror të faljes, përveç përfaqësuesve të dy familjeve kanë marrë pjesë edhe drejtues të pushtetit lokal, e Bashkësisë Islame.

Në Avni Klinaku, në emër të familjes së gjerë Klinaku nga Bivolaku i Vushtrrisë, tha se akti i familjes nga Klinaku të Jahës, Aliut dhe Shefkiut përveç se akt burrëror, ajo i kapërcen kufijtë familjar dhe të fshatrave, kjo është gjithëkombëtare. “Kjo është pjesë e luftës historike që ka bërë populli shqiptar për shërimin enjë plage të rëndë të gjakmarrjes. I përgëzoi familjes e të Jahës, Aliut dhe Shefkiut për këtë akt burrëror, por e kisha lutur familjen Uka që peshën e këtij akti ta marrin seriozisht dhe ta respektojnë deri në fund”, ka thënë Avni Klinaku, transmeton Veriu.info.

Nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Dibran Perçuku, në emër të institucionit të komunës e ka përshendetur aktin e faljes mes këtyre dy familjeve. “Pajtimi i familjes Klinaku me familjen Uka përveç se është një akt i madh për këto dy familje, është një ngjarje shumë e rëndësishme për komunën e Vushtrrisë”, ka nënkryetari.

Ceremoninë e faljes e kanë drejtuar imami i Xhamisë së Qarshisë, Bedri Haliti si dhe veprimtari Ali Januzi.

Në anën tjetër Bali Uka, në emër të familjes Uka për këtë akt të madh të faljes së gjakut, ka falënderuar familjen Klinaku. Ai tha se familja Uka do të jetë mirënjohëse dhe do ta nderoj familjen Klinaku për jetë e mot.