I nxehti “saharian” – zbutet javën e ardhshme

  • 01 August 2015 - 17:09
I nxehti “saharian” – zbutet javën e ardhshme

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë javëve të fundit, pritet të kenë një ulje të vogël gjatë javës në vazhdim.

Besim Aliu, meteorolog në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë për lajmi.net se në ditët e javës së ardhshme do të ketë një ulje të lehtë të temperaturave.

“Deri në fund të javës pritet që maksimalet të jenë prej 30-32.Reshje shiu pritet të ketë sot pasdite, dikur vonë, nesër e pasnesër. Ka temperatura të larta, por jo 35-36 siç janë regjistruar më herët”, ka thënë Aliu.

Parashikim i njëjtë të motin në Kosovë paraqitet edhe në platformat “online”.